Alexis Sanchez pritet t’i humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Interit

11:47 | 22 Tetor 2020

Interi thuhet se duhet të përballet pa Alexis Sanchez kundër Genoas dhe Shakhtar Donetsk, pasi sulmuesi kilian lufton me një dëmtim në kofshë.

Sanchez u zëvendësua nga Lautaro Martinez gjatë barazimit 2-2 me Borussia Mönchengladbach të mërkurën mbrëma.

Zëvendësimi i tij thuhet se erdhi pas një shqetësimi në kofshë dhe sulmuesi do të mbetet jashtë kur Nerazzurrët të udhëtojnë në Liguria këtë fundjavë.

Il Corriere dello Sport zbulon se Sanchez ka një problem me aduktorin e djathtë dhe pësoi dëmtimin në ndeshjen e tij të parë që kur u kthye nga detyra ndërkombëtare në Amerikën e Jugut me lodhje të muskujve.

Gazeta thekson se sulmuesi mund të humbasë ndeshjen kundër Genoa në Serie A dhe takimin me Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Mungesa e Sanchezit shton kokëdhimbjen për trajnerin Antonio Conte, i cili ka edhe disa mungesa tjera të mëdha shkaku i infektimit të lojtarëve me Covid-19. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara