Alexander Arnold i hapur të luaj si mesfushor tek Liverpool, idhulli i tij është Gerrard

09:59 | 10 Tetor 2019

Trent Alexander Arnold ka lënë të hapur mundësinë që të luaj edhe në pozitën e mesfushorit, tek skuadra e Liverpool.

Pozita natyrale e Arnold është mbrojtës i krahut të djathtë, ku edicionin e kaluar ka shkëlqyer në atë pozitë, duke kontribuuar edhe në shumë gola të Liverpool.

Por, dëshira kryesore e anglezit është që të ketë minuta dhe të ndihmojë skuadrën, pa dallim pozitës ku aktivizohet.

Ai ka thënë se nëse trajneri vendos, ai luan edhe si mesfushor, duke përmendur edhe Steven Gerrard, idhullin e tij.

“Sigurisht, unë jam mbrojtës dhe luaj si mbrojtës, ku mundohem të ndihmojë skuadrën. Për tani, trajneri ka vendosur që të jem mbrojtës i krahut” ka thënë Arnold, transmeton lajmi.net.

“Nëse trajneri më pozicionon në mesfushë, atëherë aty do të luaj. Kam modeluar vetën mbi figurën e Gerrard. Kam dashur të jem si ai” ka bërë të ditur anglezi.

21 vjeçari ka mahnitur sezonin e kaluar edhe në fazën ofensive, duke regjistruar 12 asistime, edhe pse luajti si mbrojtës i djathtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara