Alarmuese, Real Madridi me rekord negativ

17:15 | 6 Prill 2019

Thjeshtë asgjë nuk është duke shkuar mirë gjatë këtij edicioni për ‘Los Blancos’.

Edhe pse janë të eliminuar nga Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit dhe tashmë jashtë edhe garës për titull në La Liga, në Real Madrid gjërat vetëm se po përkeqësohen, shkruan portali arbresh.info.

Kampioni në fuqi i Evropës riktheu trajnerin Zinedine Zidane në detyrë me shpresën për të rikthyer gjërat në drejtimin e duhur, por asgjë nuk është duke shkuar mirë as tani.

Zidane pësoi disfatën e parë në xhiron e kaluar pas rikthimit në detyrë në Bernabeu dhe sot (e shtunë) janë gjithashtu në disavantazh në takimin si nikoqir në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga kundër SD Eibarit.

Marc Cardona realizoi për 0 me 1 duke i shkaktuar një rekord negativ gjigantit madrilen.

Real Madridi tani është skuadra nga La Liga që ka pësuar më së shumti gola brenda të gjitha kompeticioneve në këtë sezon.

62 është numri i golave të pësuar dhe kjo tregon qartë situatën alarmuese në klub./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara