Ajaxi me supergol rikthehet në lojë ndaj Juves

22:13 | 10 Prill 2019

Ajaxi ka barazuar shifrat në takimin si nikoqir kundër Juventusit.

Kampioni i Holandës ka shënuar për 1 me 1 në aksionin e parë në takimin në shtëpi kundër “Zonjës së Vjetër” në Amsterdam, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Cristiano Ronaldo realizoi me kokë për 0 me 1 në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, por nikoqirët arritën të barazojnë shifrat me të filluar fraksioni tjetër.

Pas një gabimi në mbrojtja nga skuadra e Massimiliano Allegrit, David Neres me të hyrë në zonën e rreptësisë me një super goditje mposhti portierin Wojciech Szczesny.

Ndeshja luhet në kuadër të çerekfinales në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/


(Supergoli nga anësori David Neres)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara