Ajaxi e ndau në pjesë Juven, pasime të mrekullueshme me nga një prekje

10:54 | 17 Prill 2019

Ajaxi vazhdoi tutje duke eliminuar me kohë të rregullt Juventusin mbrëmjen e së martës në Ligë të Kampionëve, por disa momente gjatë kësaj ndeshjes rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve.

Gjiganti holandez siguroi fitore me rezultat 2 me 1 në stadiumin Allianz në Torino duke vazhduar tutje në gjysmëfinale të këtij kompeticioni me rezultat të përgjithshëm 3 me 2 falë golave nga Donny van de Beek dhe Matthijs de Ligt, transmeton portali arbresh.info.

Cristiano Ronaldo dërgoi në avantazh skuadrën e Juves duke shënuar për 1 me 0 gjatë pjesës së parë, por Ajaxi dominoi tutje duke shfaqur pjekuri në posedim – gjë që edhe hedhë poshtë mesataren e re në moshë të skuadrës.

Skuadra nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag bëri disa pasime të mrekullueshme me nga një prekje të topit gjatë pjesës së parë dhe yjet si Frenkie de Jong, Hakim Ziyech, Dusan Tadic dhe Lasse Schone të gjithë dërguan topin nga fundi i fushës në kahun tjetër.

Më poshtë ose duke klikuar këtu mund të shikoni këto pasime të mrekullueshme që nënvizojnë gjithashtu shanset e Ajaxit në kompeticionin./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara