Ahmedi largohet nga Maribori, transferohet në Izrael

11:05 | 15 Shtator 2018

Valon Ahmedi më nuk është pjesë e skuadrës së madhe sllovene Maribor.

Sulmuesi shqiptar humbi vendin tek Maribori dhe kërkoi me ngulm largimin nga klubi.

23-vjeçari është transferuar në kampionatin izraelit ku ka nënshkruar për dy vite me skuadrën Ironi Kiryat Shmona.

Lajmi është konfirmuar nga tanimë ish-skuadra e Ahmedit, Mariobr në faqen e tyre zyrtare.

“Me të vërtetë Ahmedi na ka ndihmuar si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Kohëve të fundi ai nuk ka luajtur dhe kërkoi largimin nga skuadra. Ne i dëshirojmë fat të mirë në karrierë”, tha Zlatko Zahovic, drejtori sportiv i Mariborit.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, pritet të debutoj me skuadrën e tij të re nga ndeshja e radhës kundër Maccabi Netanya.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara