Agjenti: Problemi i Hysaj nuk është paraja, Napoli e do me çdo kusht

22:09 | 29 Qershor 2020

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka thënë se problemi i klientit të tij nuk është paraja, por dëshiron të jetë në një skuadër që dëshiron të luaj.

Hysaj që disa muaj është i lidhur me largimin e sidomos në kohën kur Carlo Ancelotti ishte trajner, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, me ardhjen e Gennaro Gattuso-s, shqiptari ka fituar vendin në formacionin e parë, ndërsa Napoli nuk dëshiron ta humbasë.

Agjenti i lojtarit ka thënë se presidenti i Napoli-t e do me çdo kusht, ndërsa problem nuk janë paratë.

“U takova me presidentin Aurelio de Laurentiis të enjten dhe e do Hysaj te mbetet me çdo kusht, njësoi si Gennaro Gattuso. Nuk është probleme ekonomike, por lojtari dëshiron të bindet dhe i duhet kohë”.

“Nëse e merr këtë vendim, atëherë do e nënshkruajë kontratën. Është ende në dyshime shkaku i kohës me Carlo Ancelotti-n”.

“Ka filluar të rikthejë disa nga momentet si në kohën e Sarri-t. Ka shumë klube të interesuara, njësoi siç sfidojë të gjithë të gjejnë një 26-vjeçar mbrojtës të krahut me eksperiencën e tij në Seria A dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse shqiptari do rinovojë apo do vendos të largohet nga “San Paolo”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara