Agjenti: Nuk ka asgjë me Real Madrid-in, Lautaro nuk largohet nga Inter-i

19:05 | 14 Shtator 2020

Agjenti i Lautaro Martinez-it, Beto Yaque ka zbuluar detajet e fundit për të ardhmen e klientit të tij.

Sipas Sport Mediaset, Real Madrid-i kishte arritur marrëveshje me “Neurazurët” për argjentinasin, mirëpo agjenti ka konfirmuar se këto janë gënjeshtra, transmeton portali arbresh.info.

Yaque gjithashtu ka konfirmuar qëndrimin e Martinez-it në “San Siro” edhe për edicionin e ardhshëm.

“Nuk ka asgjë nga Real Madrid-i, nuk kemi biseduar për atë ose Barcelonën”.

“A do qëndrojë? Kjo është. Lautaro qëndron të Inter-i”, theksoi ai për Sky Sports.

Bordi i Inter-it do ritakohet përsëri me agjentin për të diskutuar rinovimin e kontratës, pasi të mbyllet afati veror, ndërsa lojtari thuhet se ka pranuar./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara