Agjenti i Milik në Romë për të kompletuar marrëveshjen

13:25 | 17 Shtator 2020

Agjenti i Arkadiusz Milik, David Pantak është në Romë që të arrijë marrëveshje me klubin italian.

Milik ka vendosur të largohet gjatë verës në “San Paolo”, kurse sipas Calciomercato agjenti i lojtarit është në Romë për t’i kompletuar detajet e fundit, tarnsmeton portali arbresh.info.

Para disa jave dy skuadrat italiane kanë arritur marrëveshje për 18 milionë euro plus shtatë milionë euro bonuse.

Roma i ka ofruar lojtarit marrëveshje me vlerë pesë milionë euro duke përfshirë bonuset.

Transferimi i Milik gjithashtu do i hapte rrugën sulmuesit Edin Dzeko, t’i bashkohet Juventus-it, derisa ka spekulime që boshnjaku ka marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”.

“Bianconerët” për Dzeko-n do paguajnë 15 milionë euro, kurse lojtari do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me vlerë 7.5 milionë euro plus bonuset./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara