Agjentët e Martinez-it takohen me drejtuesit e Inter-it, diskutohet e ardhmja e lojtarit

17:57 | 14 Shtator 2020

Agjentët e Lautaro Martinez-it janë parë në Itali këtë mesditë, aty ku është diskutuar rinovimi i kontratës dhe interesimi i Barcelonës dhe Real Madrid-it.

Kontrata momentale argjentinasit i skadon në qershorin e vitit 2023 dhe klauzola e lirimit më vlerë 111 milionë euro ka skaduar, transmeton portali arbresh.info.

Inter-i i ka ofruar rinovimin e kontratës Martinez-it me vlerë pesë milionë euro për sezon.

Kjo vlerë është e ulët, në krahasim me vlerën e ofruar nga Barcelona, prej 10 milionë euro.

Gjithashtu ka pasur raportime që Real-i gjithashtu është i interesuar dhe ka ofruar 100 milionë euro për argjentinasin.

Sidoqoftë, sipas Sport Italia, ende nuk ka propozim zyrtarë dhe është vetëm dëshira e agjentëve që ta transferojnë lojtarin në Spanjë.

Mbetet të shihet nëse do realizohet transferimi i Martinez-it në “Camp Nou” apo “Santiago Bernabeu” gjatë këtij afati veror, që mbyllet në tetor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara