Agim Ademi mirëpret aktoren , Arta Dobroshi dhe i dhuron fanellën e Përfaqësueses së Kosovës

18:31 | 23 Gusht 2019

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mirëpritur të premten në zyrën e tij, aktoren shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi.

Në takimin e mbajtur në zyrën e presidentit të FFK-së, Ademi përgëzoi aktoren shqiptare për të arriturat e saj.

Ai gjithashtu e informoi Artën për sukseset e Përfaqësueses së Kosovës, si dhe për përkrahjen që i jep KE zhvillimit të futbollit të femrave.

Ndërkohë, Dobroshi uroi që në të ardhmen e afërt, Përfaqësuesja e Kosovës të jetë pjesë e Kampionatit Evropian dhe atij botëror.

Në përfundim të takim, Agim Ademi i dhuroi aktores shqiptare një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës, në të cilën është stampuar mbiemri i saj dhe numri 2.

Ajo njëherësh është e ftuar për të qenë prezente në ndeshjet e Kosovës si mysafire e veçantë sa herë që ajo të ketë mundësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara