Adnan Januzaj në Liverpool si zëvendësues i Xherdan Shaqirit?

20:03 | 11 Korrik 2019

Adnan Janzuaj besohet të jetë duke u kërkuar nga trajneri Jurgen Klopp për transferim në Liverpool.

Sipas raporteve të fundit nga mediat në Angli, trajneri gjerman e sheh Januzajn si një zëvendësues të Xherdan Shaqirit, i cili pritet të largohet nga kampioni i Evropës këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Ruchthekop shkruan se Jurgen Klopp dëshiron të bëjë përforcime në linjën frontale dhe e sheh reprezentuesin kosovar të Belgjikës si një zëvendësues ideal të Shaqirit.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës vazhdon qëndrimin jashtë linjave si pasojë e një lëndimi në pulpë të këmbës gjatë detyrës me skuadrën kombëtare.

Nga ana tjetër, Adnan Janzuaj ka arritur të rikthej formën e tij te Real Sociedadi pas largimit nga Manchester United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara