Admir Mehmedi shënon hat-trick në miqësore

15:39 | 12 Janar 2019

Admir Mehmedi ka realizuar tri gola pasditen e sotme (e shtunë).

Futbollisti shqiptar ka gjetur portën tri herë në takimin e skuadrës së tij si nikoqir kundër Rijekas, shkruan portali arbresh.info.

Mehmedi shënoi golin e epërsisë për Wolfsburgun dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Goli tjetër nga reprezentuesi i Zvicrës erdhi në minutën e 55′ të kësaj ndeshje miqësore para se të finalizonte më pas hat-trick duke shënuar për 3 me 0 vetëm katër minuta më vonë (59′).

Brenda 11 paraqitjeve në Bundesliga për skuadrën e tij gjermane, 27-vjeçari ka shënuar tri herë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale