Ademi: I erdhi fundi vuajtjeve të futbollit tonë, Vokrri do ta ngris flamurin në FIFA

18:43 | 13 Maj 2016

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është i bindur se Kosova sonte do të pranohet në FIFA.

Kongresi i FIFA-së është duke u mbajtur në Meksiko City, ku në rend ditë është edhe kërkesa e FFK-s për pranim në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror.

Ndërkohë, tashmë në një hotel në periferi të Prishtinës, zyrtarë të FFK-së, njerëz të futbollit dhe gazetarë të shumtë janë në pritje të vendimit të FIFA-së. I dyti i FFK-së i ka thënë se vuajtjeve të futbollit të Kosovës po i vjen fundi. Ai tha së kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri do ta ngrisë flamurin e Kosovës në FIFA.

“Disponimi jonë është shumë i madh, kemi edhe pak rezervime, sepse jemi mësuar të vuajmë në këto raste, por shpresojmë së i ka ardhur fundi vuajtjeve të futbollit të Kosovës pikërisht më këtë datë të sotëm, pikërisht  më pranimin e saj në FIFA. Besojmë shumë së do të pranohemi dhe kryetari Vokrri do ta ngite flamurin e Kosovës në FIFA, ku më së shumti më vjen mirë për futbollistët, sidomos për ekipin nacional të Kosovës, i cili do të jetë në kualifikim pikërisht pas pranimit në FIFA”, ka thënë Ademi.

Ai thekson se Kosovës për pranim në FIFA i duhen 105 vota. Ademi është i bindur se Kosova do t’i marrë votat e mjaftueshme për tu pranuar në FIFA. Sipas tij, Kosova pas pranimit në FIFA do të jetë edhe pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botë “Rusi 2016”.

“209 janë tanë, na duhen mazhorancë e thjeshtë 105 dhe shpresoj së do t’i kem ato vota, ndoshta edhe më shumë sa për të qenë anëtare FIFA-së. Është një lajm i mirë pas pranimi t në FIFA menjëherë do të përcaktohet grupi ku do të jetë Kosova në kualifikimet e Kampionatit Botëror dhe ai grup do të jetë më një mini-short dhe mendoj se do të jetë grupi I”, ka theksuar Ademi. Kongresi i FIFA-së pritet që pas dy orëve të diskutojë për kërkesën e FFK-së për pranim në FIFA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara