AC Milani rivalizon Man United për shërbimet e Mario Mandzukic?

14:46 | 12 Nëntor 2019

AC Milani raportohet se do të rivalizoj Manchester United në garën për sulmuesin Mario Mandzukic të Juventusit.

Mandzukic është konsideruar si një tepricë ndaj kërkesave në Torino nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri, i cili nuk i ka dhënë asnjë paraqitje kroatit në Serie A këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Raportet pretendojnë gjithashtu se United kishte arritur një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” në lidhje me transferimin e Mandzukic, i cili ishte afër transferimit në Old Trafford verën e kaluar.

Bazuar në Tuttosport, plani i “Rossonerëve” është lansimi i një oferte për sulmuesin 33-vjeçar kur të rihapet merkato e transferimeve në janar.

Mandzukic ka qenë i identifikuar si një shënjestër kyçe e United në janar për shkak të mungesës së eksperiencës së klubit në sulm me largimin e yjeve si Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici së fundmi ka bërë të qartë se Mandzukic ishte i hapur për të folur me klubet e tjera në janar në lidhje me transferimin./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara