AC Milan rikthen interesimin për Memphis Depay, gati ofertën

21:55 | 6 Maj 2020

AC Milan është duke u munduar që gjatë merkatos verore ta transferojë yllin e Lyon, Memphis Depay.

Depay është duke shkëlqyer në kampionatin francez, andaj ka fituar vëmendjen e gjigantit italian, transmeton portali arbresh.info.

Sipas TMW, “Rosonerët” janë të gatshëm që për Depay të paguajnë 20 milionë euro.

Oferta është duke u shqyrtuar nga Lyon, pasi nuk janë mirë me gjendjen ekonomike, shkaku i dëmeve që ka shkaktuar koronavirusi.

Kontrata momentale e Depay skadon në qershor të vitit 2021./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara