A është ky fillimi i fundit të Cristiano Ronaldos?

14:51 | 6 Tetorë 2018

Akuzat për përdhunim ndaj Cristianos kërcënojnë largimin e statusit të tij të privilegjuar në futboll. I ndjekur nga presioni, të enjten ai ra dakord me Portugalinë për largim nga skuadra kombëtare për një kohë dhe kompania amerikane Nike, me të cilën ai ka një kontratë të vlefshme më shumë se 800 milionë euro, ka thënë se ata janë “thellësisht të shqetësuar“ me lajmet rreth yllit portugez. Kjo është diçka shumë e pazakonshme nga një brend si Nike që të lëshojë deklarata të tilla si kjo dhe pasi ata e kanë bërë këtë është e qartë thjeshtë për shkak se kanë arritur në përfundim që imazhi i lojtarit është dëmtuar seriozisht.

Është e vërtetë se bëhet fjalë për një rast në vitin 2009 dhe supozimi i pafajësisë duhet të ruhet gjithsesi, por jehona e rastit është duke kapërcyer barrierat e sigurisë që normalisht mbron lojtarët yje, ndër gjërat e tjera është fakti sepse viktima e supozuar është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend në të cilën ka logjikë dhe ndjeshmëri të madhe me këto lloj abuzime seksuale që nga dallga gjigande e gjeneruar nga lëvizja e admirueshme ‘Me Too’. Ne duhet të kujtojmë gjithashtu se ky rast vjen pas marrëveshjes së tij të dëshiruar me shtetin që e detyroi atë të paguaj një gjobë prej 18 milionë euro – dëmtim tjetër i imazhit për Ronaldon.

Çuditërisht apo jo, problemet e Cristianos janë përshpejtuar pas largimit nga Madridi, një klub që ka një makineri mediash në shërbimin e tij dhe që e mbron atë dhe ekzagjeron fuqitë e tij vetëm për të minimizuar ato të Messit dhe Barçës. Ishin këto që përmbushën bisedat se kush ishte më i miri në botë, trillim që ishte konsumuar vetëm në Madrid. Tani, lojtari portugez nuk ka më ndonjë çadër magjike dhe ka mbetur jashtë në mes të stuhisë më të rrezikshme të karrierës së tij. Nëse nuk është ky fillimi i fundit, kjo është ajo që i ngjan më së shumti.

Opinion nga Ernest Folch (Drejtues i gazetës Sport në Spanjë dhe prezantues në Arrelats TV3)

Përktheu: Portali Arbresh.info