A do të qëndrojë Zlatan Ibrahimovic, përgjigjet Mourinho

23:15 | 14 Korrik 2017

Zlatan Ibrahimovic mund të pranojë ofertë të re nga Manchester United, pavarësisht se u largua nga klubi pas skadimit të kontratës së tij njëvjeçare, sugjeron Jose Mourinho.

Ibra shënoi 17 gola në Premier Ligë sezonin e kaluar, por një lëndim në gju në fund të sezonit kundër Anderlecht në çerekfinalen e Ligës së Evropës i dha fund kampanjës së tij të suksesshme te djajtë e kuq.

Por portugezi ia ka hapur derën e rikthimit në Old Trafford, kur suedezi të jetë i gatshëm që të dëshmohet përmes fitnesit të tij.

“Me gjatë, është e hapur. Sigurisht që duam të jemi të siqnertë dhe të hapur dhe t’ia lëmë të gjithën atij që të vendosë”, tha Mourinho kur u pyet nga reporterët për të ardhmen e mundshme të Ibrahimovic të United.

 

Lajmet më të lexuara