Tahiri ndihet krenar që debutoi për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

11:25 | 13 Shkurt 2018

Albin Tahiri thënë se ndihet krenar që përfaqëson Kosovën në këto Lojëra.

“Më është realizuar ëndrra që të jem në këto gara”, ka thënë Tahiri.

Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total në disiplinën kombinim albin në PyeongChang 2018, raporton Express.

Në garën e parë në lëshim, Tahiri arriti kohën 1:23:84, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues në total.

Ndërsa, në sllallom, 28-vjeçari arriti kohën 2:23.40, duke u renditur i 36-ti.

“Kur e pashë që garuesit e tjerë kishin probleme, desha vetëm ta përfundoj garën. Unë e përfundova lëshimin dhe vendi i 36-të [në sllallom] nuk është i keq. Unë arrita të jem në vendin e 36-të nga 65 pjesëmarrës në këtë garë”, tha Tahiri.

Kosovari përfundimisht zuri vendin e 37-të pas dy garave në këtë disiplinë. Gara e tij e radhës është pasnesër.

“Unë pres të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, theksoi ai sot drejtpërdrejt nga PyeongChang i Koresë së Jugut, për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Shpërndaje në rrjete sociale