Matthaus: Kosova mund të ja dalë të kualifikohet

14:48 | 19 Qershor 2019

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Lothar Matthaus, po qëndron në Kosovë.

Ai në një konferencë për medie në Prishtinë ka thënë se ndihet mirë që po viziton Kosovën

“Unë jam për herë të parë në Prishtinë dhe kam dëgjuar shumë gjëra dhe gëzohen shumë për bisedat. Ka qenë e vështirë pasi termini im ka qenë i mbushur me udhëtime dhe kam edhe punë të tjera prandaj jam shumë i lumtur që kemi mundur të gjejmë këtë dit të kalojmë disa orë këtu. Unë jam në Sky që 7 vite dhe tashmë është bërë si një familje”, ka thënë ai.

Matthaus ka shtuar gjithashtu se beson në Kosovën dhe ajo mund të kualifikohet.

“Ka shumë befasi në futboll dhe Kosova ka marrë pikë, loja me Anglin është e vështirë por besoj që mund të ia dalin që të kualifikohen”, ka thënë ai

E pyetur se sa e njeh Kosovën në aspektin politik, Matthaus ka deklaruar se shumë pak.

“Ne e njohin historinë por nuk jam këtu për ta vlerësuar atë. Unë jam në futboll dhe jo në aspektin politik madje shumë larg saj por e di se këtu ka pas shumë probleme që kanë mundur të mirën me më shumë pozitivistët dhe vlerësoj se kjo pyetje nuk është dërguar në adresën e duhur”, ka thënë ai.

Ai nga gazetarët është pyetur gjithashtu nëse ka biseduar me Fadil Vokrrin dhe pse nuk ka prnuar të jetë përzgjedhës i Kosovës.

“Unë nuk kam pas asnjë bisedë me Fadil Vokrrin dhe nuk e di se ku i keni marrë këto informacione por nuk janë të vërteta”, ka shtuar ai.

Matthaus gjatë ditës në orën16:00 do ta vizitojë edhe stadiumin e Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara