Kosova të martën ka pësuar humbjen e parë në fazën kualifikuese për Euro 2020.
Ishte Anglia skuadra që mposhti “Dardanët” me rezultatin 5:3, duke i dhënë fund ecurisë mbreslënëse të 15 ndeshjeve pa humbje.
Mirëpo kjo nuk ishte humbja e vetme për kombëtaren e Kosovës. Është mesfushori Besart Halimi ai i cili do t’i mungojë ekipit të Challandes për sfidën e radhës ndaj Malit të Zi në tetor.
Krejt kjo pasi mesfushori në takimin në “St Mary’s” është ndëshkuar me karton të verdhë dhe e ka plotësuar numrin e tyre për takimin e radhës.
Ndërkaq, kujtojmë se nga lëndimet momentalisht vuajnë Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Hekuran Kryeziu.