Zyrtare, Myslim Murrizi i zë vendin Rudina Hajdarit, merr postin e kreut të grupit

14:26 | 14 Maj 2020

Tashmë është zyrtare, Myslim Murrizi i zë vendin Rudina Hajdarit dhe merr postin e kreut të grupit parlamentar demokrat.

Top Channel ka siguruar shkresën ku zyrtarizohet ajo se çfarë u komentua sot gjatë ditës.

Deputetët kanë dhënë aprovimin e tyre duke firmosur në dokumentin e mëposhtëm , ndërsa ka munguar Fatjona Dhimitri.

Më herët gjatë ditës si Hajdari ashtu edhe Murrizi nuk komentuan mbi lajmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara