Zjarri kaplon një banesë në Shkodër

12:09 | 11 Janar 2019

Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në “Rrugicën e Koplikëve”, ndërsa viktima është Zyra Mehja, 85-vjeçe shkruan TopChannel

E moshuara 85 vjecare jetonte me të birin në këtë banesë, por ky i fundit nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.

Nga të dhënat e çpara zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale