Zjarr në Qerret

20:23 | 13 Shtator 2019

Sot pasdreke një zjarr ka rënë në brezin e barishteve përgjatë aksit Golem-Kavajë të rrugës dytësore, konkretisht në Qerret.

Barërat përgjatë këtij aksi rrugor kanë marrë flakë, ndërsa reja e tymit ka vështirësuar shikueshmërinë dhe qarkullimin në këtë aks, siç mund të shihet edhe në video.

Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në një sipërfaqe me barishte pranë mbikalimit të kishës së Shënavlashit në autostradën Durrës-Tiranë, zjarr që është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit e Durrësit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara