Zjarr i madh përfshin Golemin

20:08 | 13 Shtator 2019

Burime për Top Channel kanë bërë me dije se një zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit në Kavajë.

Flakët duken edhe në distancë, ndërkohë që banorë të zonës së plazhit bëjnë të ditur se pak minuta më parë ka pasur dhe një shpërthim.

Burime nga reparti zjarrfikës i Durrësit bëjnë të ditur se sapo janë vënë në dije për zjarrin, po ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara