Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses nga kuvendi, Meta i drejtohet ‘Venecias’

15:59 | 21 Janar 2020

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka njoftuar se Kreu i Shtetit Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, lidhur me shkeljet kushtetuese që sipas tij ka bërë Kuvendi me zgjedhjen e dy antërëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin, Blushi e ka përcjellë përmes rrjetit social, ku shkruan se Venecia është gjithmonë e mirëpritur dhe se Presidenti i është drejtuar zyrtarisht komisionit në lidhje me çështjen.

Tedi Blushi: Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara