Xhaxhai i Aleks Nikës: Nuk ndjehemi mirë që Meta u zgjodh president, na tha kokëpalarë

16:46 | 21 Maj 2017

Xhaxhai i Aleks Nikës, lezhjanit që u vra në 21 Janar 2011, thotë se shteti e ka harruar dosjen prej 6 vjetësh.

Në një reagim për Shqiptarja.com, Mark Nikaj thotë se nuk ndihet i tradhëtuar nga Edi Rama. Nikaj thotë se nuk ndjehet mirë që president u zgjodh Ilir Meta që pas tragjedisë i quajti kokëpalarë.

Kemi pakenaqesine tone si familjare per zvarritjen e hetimeve per ceshtjen 21 Janarit, duke evidentuar dhe pergjegjsine qe sipas nesh ka dhe ekzekutivi. Nuk jam shprehur qe Edi Rama na ka tradhtuar, aq me pak ne Gegnisht.

Ne nuk jemi ndjere mire qe President eshte zgjedhur Ilir Meta qe edhe na ka fyer pas tragjedise familjare duke na e etiketuar Aleksin si kokepalare.

Te gjitha te tjerat jane ne tagrin e Partise Socialiste dhe kryetarit saj.
Barren per zgjidhjen e ceshtjes e kemi ne si familjare, mbasi shteti ka 6 vjet qe hesht dhe nuk di ku ndodh as dosja Aleksit.
Mark Nika

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara