Vrasës me pagesë apo thjesht amator? Katër gabimet e specialit grek që nuk i bën asnjë profesionist

20:22 | 3 Shkurt 2018

Policia arrestoi dje anëtarët e një grupi të rrezikshëm kriminal, i cili merrte dhe ekzekutonte porosi për vrasje të personave të ndryshëm.

Ata u kapën pas vrasjes së Devi Kasmit në pragun e shtëpisë në rrugën “Kongresi i Manastirit” sëbashku me një ish-oficer të Forcave Speciale greke gjatë periudhës 2002-2012.

Pas zbardhjes së ngjarjes, duket se ka qenë ekzekutori grek Efthimyo Efthimious që i ka çuar policët tek pjesa tjetër e grupit, i cili edhe pse thuhet se ka qenë një vrasës profesionist me pagesë nga veprimet e bëra duket se nuk ka qenë edhe aq special.

Nisur nga veprimet e grekut, policia nuk e ka patur aspak të vështirë gjetjen e vrasësit.

Veprimi i parë i grekut, i cili vë në dyshim nëse ishte një vrasës me pagesë apo krimi ndaj Kasmit kishte një baground tjetër ka të bëjë sherrin që ata të dy kishin bërë tre ditë para vrasjes tek palestra e Kasmit. Familjarët e Kasmit i thanë më pas policisë së i afërmi i tyre kishte bërë sherr me një person të huaj, të gjatë dhe me mjekër para se të vritej.

2- U fut në ambientet e palestres duke mundësuar filmimin nga kamerat e sigurisë. Pas marrjes së dëshmisë së familjarëve dhe të Mario Meshinit që ishte dëshmitar në vrasje, policisë nuk i mbeti gjë tjetër vetëm se të hapte kamerat e palestrës së Devi Kasmit duke siguruar pamje të grekut duke u zënë me Kasmin, shkruan Albeu.com.

3- Përdorte gjerësisht rrjetet sociale dhe nuk fshihte natyrën e tij si person i regjur me armën dhe me ambientet ushtarake. Një vrasës profesionist me pagesë, gjëja e parë që bën është të mos lërë gjurmë që çojnë në dyshime mbi aktivitetin e tij. Themyo, siç e ka shkruar në Facebook, jo vetëm që nuk e bëntë këtë, por kujdesej që t’a nxirrte në pah dashurinë e tij për armët.

4- Nuk fshehu element të rendësishëm të identikitit të tij, siç është mjekra e dendur. Mjekra ishte elementi kryesor për të cilën dëshmuan familjarët e Devi Kasmit si edhe Mario Meshini në polici. Pas dëshmive dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë, policisë nuk i mbetej gjë tjetër veç se të krihte Tiranën për të gjetur një person të hua, të gjatë dhe me mjekër, shkruan Albeu.com.

Të gjitha këto, kanë bërë autoritetet që krahas hetimeve për një vrasje me pagesë, të kërkojnë nëse shkak i këtij krimi është ndonë prishje pazari me grupit ku bënte pjesë greku dhe vetë Devi Kasmit. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara