Vlorë, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike

11:25 | 3 Korrik 2020

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike dhe ka vënë nën pranga 2 persona të implikuar në këtë veprimtari.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis midis vreshtave në afërsi të një banese në fshatin Mërtiraj të Selenicës.

Në përfundim të veprimeve operacionale dhe hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. Z., 63 vjeç, pronari i tokës dhe kushëririn e tij, shtetasin K. Z., 22 vjeç, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./tch

Lajmet më të lexuara