Vlorë, futet për të ndarë dy persona, vritet administratori i njësisë Kotë

15:45 | 11 Qershor 2019

Administratori i njësisë Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka është vrarë me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (11 qershor) në fshatin Pet, në njësinë administrative Kotë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se Argjil Gjoka ka ndërhyrë për të ndarë dy persona, të cilët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë personi tjetër, i cili ka mbetur i plagosur është Arif Bejtaj 19 vjeç. Ai ka marrë një plagë në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton ora news.

Policia po punonë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara