Vlora tronditet nga të shtënat me armë, një i plagosur

17:42 | 16 Prill 2018

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rilindja” në qytetin bregdetar. Policia është njoftuar për ngjarjen nga qytetarët të cilët kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë.

Sipas një informacioni paraprak për ngjarjen, Policia e Vlorës tha se mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar, 51-vjeçari Arsen Gerbi.

Aktualisht 51-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Shpërndaje në rrjete sociale