Vjedhin supermarketin në Himarë, policia arreston dy të rinj, ajo që iu gjeti me vete i ‘fundosi’ fare

10:19 | 28 Maj 2019

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 persona në Himarë dhe 1 tjetër në Sarandë të cilët dyshohen për vjedhje dhe për posedim të lëndëve narkotike.

Policia e Himarës ka vënë në pranga shtetasit A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd.

Këta të fundit janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur marketin e shtetasit V.L në Himarë. Pas kontrollit fizik, në çantën e shtetasit A.O, shërbimet i gjetën të fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.

Sakaq, policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./sotnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara