Videoja e ekzekutimit të Kasmit, momenti kur Mario Meshini ikën me motor

21:55 | 3 Shkurt 2018

Gazeta Shqiptare ka siguruar videon ku duket Mario Meshini teksa largohet me motorrin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë.

Viedoja e nxjerr nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, tregon Mario Meshinin duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

Mario Meshini ishte personi i parë i arrestuar nga policia e Tiranës si bashkë puntor për vrasjen e Devi Kasmit.

Ditën e djeshme gjykata vendosi për Mario Meshinin masën e sigurisë arrest me burg.

Dyshimet u ngritën për Meshinin pas mesazhit që ai i kishte dërguar Kasmit, ku i kërkonte që të takoheshin, ndërsa pak më vonë ai u qëllua me armë zjarri për vdekje./Gazeta Shqiptare

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara