Vettingu, sot radha e Prokurorit të Prokurorisë së Tiranës

09:23 | 11 Korrik 2018

Edhe sot do te kete seance te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, njëherazi kandidat për KLP do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Seanca dëgjimore nis në orën 10:00.

Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Prokurori Cama i është nënshtruar vetingut me përparësi, pasi është njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Para se të emërohej prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitin 2010, ai ka punuar në Tepelenë dhe në Lushnje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Adriatik Cama nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale