Vetëvaret 21-vjeçarja në Korçë, një vit më parë denoncoi kushëririn për ngacmim seksual

17:49 | 24 Maj 2020

Një ngjarje e rëndë eshtë shënuar mesditën e së dielës në Orman të Korçës. A.Manoku, 21 vjeçe, është vetëvarur me litar në katin e 3-të të banesës dhe është gjetur e pajetë nga familjarët e saj.

Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti.

Kujtojmë se 1 vit më parë e reja kishte denoncuar kushëririn e saj, djalin e xhaxhait,  për ngacmime seksuale ku ky i fundit është dënuar me 8 muaj burg dhe tashmë është i lirë.

Nga banorë të zonës thuhet se vajza ka pasur probleme edhe me shendetin mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./OraNews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara