Vendimi i Holandës për vizat, Kryemadhi: Vulë dështimi e Ramës

14:56 | 17 Prill 2019

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se vendimi i Holandës për rikthimin e regjimit me viza me vendin tonë, është një vulë dështimi e Ramës që e vuri vetë Holanda.

“Krimi është partneri më i ngushtë me qeverinë, të zyrtarëve të lartë që kanë eksportuar edhe në BE, ku Holanda është vetëm një nga vendet, por ky fenomen ka prekur edhe vende të tjerat e BE”, u shpreh ajo.

Më tej Kryemadhi thekson se parlamenti holandez thotë se nuk është djegia e mandateve arsyeja, por kapja e shtetit nga krimi duke kujtuar edhe raportin e DASH.

“Fakti që bërtet dhe ulëret më shumë se kudo tjetër, është që krimi i organizuar shqiptar, destabilizimi i brendshëm në të cilin ndodhet Shqipëria sot, ku krimi është në partneritet të ngushtë me qeverinë, është partneri dhe bashkëpunëtori më i ngushtë me zyrtarët e lartë është eksportuar edhe në vendet e Bashkimit Europian, ku Hollanda është vetëm njëri nga vendet më të zëshëm për këtë çështje, por që fatkeqësisht, ky fenomen ka prekur edhe shumë vende të tjera të Bashkimit Europian dhe këtu dëshiroj t’ju rikujtoj, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilëson Shqipërinë si një bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Jugut”, deklaroi kryetarja e LSI.

Sipas saj, vendimi i marrë nga parlamenti hollandez, i paraprin edhe vendimit negativ për çeljen e negociatave.

“Parlamenti Holandez konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës dhe djegia e mandateve arsyet e mosçeljes së negociatave, por ajo për të cilën ulëret më shumë se kushdo tjetër është kapja e shtetit, keqqeverisja dhe kapja e gjithë institucioneve nga krimi i organizuar. Ashtu siç e ka theksuar dhe raporti i DASH, Shqipëria është baza operacionale e organizatave të krimit të organizuar./tch

Shpërndaje në rrjete sociale