Veliu: Kriza politike, sfidë për zgjidhje SHBA-Gjermani

23:10 | 12 Shtator 2019

Në një lidhje direkte për emisonin “Open” në Top Channel, gazetari politikës, Muhamed Veliu, solli detaje të reja për tentativat e uljes në tryezën e dialogut Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

“Pas vizës në Tiranë të zëvëndësndihmës Sekretarit për Euro-Azinë, David Kastelancik ka një ofenisivë diplomatike amerikane për të marrë më dorë frenat e zgjidhjes së krizës. Ditën kur presidenti Ilir Meta ishte perballë Komisionit Hetimor Parlamentar për më shumë së 60 minuta, e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones është takuar me kryeministrin Edi Rama, i cili tashmë ka një marrëdhënie të konsoliduar me SHBA. Nga ana tjetër kreu demokrat, Basha, preferon si garantë të një marrëveshje Gjermaninë”, tha Muhamed Veliu.

I pyetur nga moderatoja e “Open”, Eni Vasili, nëse mes socialistëve kjo krushqi e re Rama-Basha është e mirëpritur, gazetari Muhamed Veliu tha: “Në PS përbetohen se nuk ka një marrëveshje. Mesa duket kjo është një çështje tërësisht ekskluzive e vetë Edi Ramës. Megjithatë i vetmi që sot foli për një marrëveshje në Parlament ishte Pandeli Majko që tha se “mos u shqetësoni nga marrveshja PS me PD pasi kostot apo vlerat do i fitojmë ne”.

Gazetari Muhamed Veliu u shpreh se jemi përpara një sfide mes SHBA dhe Gjermanisë për ta menaxhuar dhe zgjidhur krizën shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara