Vdes mjeku shqiptar nga COVID-19

17:01 | 29 Qershor 2020

Koronavirusi shënon viktimën e parë në radhët e bluzave të bardha në Shqipëri. Mjeku i njohur Arjan Prushi i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Lajmin e ka dhënë Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se Prushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.

Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara