Vasili: BE dhe Euralius po gënjejnë për ligjin e ekstradimeve

11:59 | 16 Maj 2018

Pas reagimit të delegacionit të BE-së në Shqipëri në lidhje me ligjin e ekstradimeve, vjen përgjigja edhe nga LSI.

Sipas kreut të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, Bashkimi Evropian në Tiranë dhe Euraliues gënjejnë për nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale.

Në lidhje me nenin për ekstradimet që PD akuzon ministrin Xhafa se në kohën kur ka qenë kryetar i Komisionit të Ligjeve ka shtuar germën “f” për të shmangur dënimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Vasili shkruan se BE e Euralius po shpërdorojnë autoritetin e Europes lidhur me drejtësinë.

Reagimi

BE ne Tirane dhe Euralius genjejne per nenin 491,me mire te heshtin.

BE ne Tirane dhe Euralius vazhdojne per fat te keq te shperdorojne autoritetin e Europes lidhur me drejtesine.

Per te gjithe opinionin publik duhet te jete e qarte se Euralius genjen kur thote ka pasur disa variante per nenin 491.

Ka pasur vetem nje variant te pergaditur nga grupi i eksperteve te nivelit te larte dhe te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise me firmen e nje deputeteje.

Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjekundi ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim.

Ky eshte manipulim sa nje mal.

Vetem BE ne Tirane dhe Euralius cuditerisht nuk e shohin dhe paskan marre detyren te bejne alibine e ketij skandali.

Per llogari te kujt e bejne? A e ndihmojne Shqiperine duke bere alibine e manipulimit dhe shkeljes se ligjit?

Kush ja mbyll syte per te pare pazarin e ligjeve me porosi?

BE ne Tirane dhe Euralius shenuan rekorde te erreta,negative dhe te dyshimta,kur bene avokatine dhe alibine procesit thellesisht te inkriminuar te zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem me 69 vota.

Kur BE ne Tirane dhe Euralius e kane te “pamundur” te mbrojne parimet bejne mire te heshtin.Europa qe shqiptaret njohin nuk eshte kjo e ketyre./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale