Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE, së shpejti paketa e rimëkëmbjes ekonomike

11:35 | 16 Shtator 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka folur për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, duke theksuar se e ardhmja e tij qëndron në BE.

Ai ka përmendur edhe paketën e rimëkëmbjes për gjithë rajonin duke treguar se do të paraqitet së shpejti. Varhelyi përmes një postimi në Twitter tha se do t’i ndihmojë shtetet që bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor që të krijojnë vende pune dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit. Komisioni Europian së shpejti do të paraqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin. Ne jemi gjithashtu atje për vendet e Partneritetit Lindor dhe partnerët tanë në Jug. Ne do t’i ndihmojmë ata të krijojnë vende pune dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre”, shkruan Varhelyi./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara