U largua nga burgu grek me leje, por shqiptari nuk u rikthye më kurrë

10:39 | 13 Shtator 2019

Një shtetas shqiptar i cili vuante dënimin në burgun Domokos në Fthiotida, Greqi, pas përfundimit të lejes nuk është kthyer më.

“Ethathimerini” njofton se autoritetet helene po kërkojnë 34-vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

“34 vjeçari shqiptar ishte me leje dy ditore dhe duhej të kthehej ditën e mërkurë, por nuk është paraqitur”, shkruan “Ekathimerini”.

Media greke shkruan se edhe një tjetër i burgosur, i cili kryente dënimin në të njëjtin burg, nuk është kthyer më pas përfundimit të lejes.

“Një prej të dënuarve është një 40 vjeçar polak, i cili po vuante një burgim të përjetshëm dhe 20 vjet shtesë për vrasjen e një biznesmeni 73-vjeçar në Mykonos në 2010.

40-vjeçari duhej të kthehej nga një leje dy ditore ditën e hënë, por nuk ka asnjë shenjë nga ai”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara