U kap duke transportuar drogë në Orikum, kush është trafikanti që u arrestua sot

21:45 | 1 Prill 2018

Policia e Shtetit ka zhvilluar një mega – operacion në qytetin e Vlorës, ku ka sekuestruar rreth 630 kilogramë kanabis si dhe ka vënë në pranga gjashtë persona.

Mes të arrestuarve ishte edhe shtetasi Petraq Selamaj, që u kap në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin kryenin trafik të lëndëve të drogës drejt Italisë.

Por 40-vjeçari lindur në Berat dhe banues në Vlorë nuk është person i panjohur për autoritetet shqiptare dhe as për ato italiane. Ai është arrestuar edhe më herët po me akuzën e trafikut të drogës. Ka qenë fund-viti i vitit 2012 kur Petraq Selamaj u arrestua duke transportuar drogë me gomone./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara