U dëmtuan nga tërmetet, IKMT nis këtë mëngjes shembjen e 7 pallateve

10:56 | 16 Dhjetor 2019

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë për prishjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm në qytetin e Laçit. Këto pallate kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26-nëntorit dhe inspektorët pasi kanë vlerësuar rastet i kanë shpallur të pabanueshëm, kështu IKMT ka nisur prishjen e tyre në mënyrë që të mos bëhen rrezik për banorët.

Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç. Procesi i shembjes së godinave po monitorohet edhe nga forcat e policisë, ndërsa të pranishëm janë edhe shumë banor që kanë jetuar në këto objekte.

Ndërkohë më parë shumë godina janë shembur në qytetin e Durrësit e të Thumanës, pasi ishin shpallur më parë të pabanueshëm. Po ashtu edhe për pallatet e tjera që pritet të shpallen të pabanueshëm pritet të shemben.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara