Trupi i murosur në një vilë luksoze i përket një shqiptari

21:51 | 21 Janar 2019

Karabinierët në Milano janë thuajse të sigurt që skeleti i gjetur i murosur në një vilë luksoze në Senago, më 15 Janar, i përket një shqiptari. Ai është Astrit Lamaj, një 48-vjeçar i cili jetonte në Genova dhe i njohur për forcat e rendit në Itali, në fushën e narkotikëve. Lamaj, sipas mediave fqinje, ishte denoncuar i zhdukur që prej Janarit të 2013-të.

Hetuesit atje thonë se vdekja e shqiptarit ka qenë padyshim e dhunshme. Autoritetet italiane po hetojnë në disa pista, për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të identifikuar autorin. Lamaj, sipas ekspertëve, është vrarë të paktën 5 vjet më parë. Trupi i tij, tashmë i skeletizuar, u gjet gjatë punimeve për rikonstruktimin e kësaj strukture të 700-ës.

Forcat e policisë, falë ndihmës së një mjeku ligjor, dalluan menjëherë se kockat i përkisnin një burri mes 35-45 vjeç. Hetimet për të zbuluar sesi ka vdekur shqiptari Lamaj vijojnë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara