Tregjet rrisin çmimet, qytetarët: perimet janë shtrenjtuar, të vërë dorë shteti

18:16 | 12 Mars 2020

Tregjet e kryeqytetit janë plot me qytetarë që bëjnë blerje për shtëpitë e tyre….

Ata që kanë dalë pa një maskë në fytyrë janë të paktë, ndërsa ka nga ata që edhe blerjet i bëjnë me doreza në duar.

Qytetarët thonë se po blejnë normalisht dhe nuk po marrin rezerva, por ankohen për një rritje të ndjeshme të çmimit të frutave dhe perimeve.

Një nga qytetaret shprehet se, të gjitha shtrenjtë janë, po blejmë produiktet që na duhen.

“Perimet dhe frutat ishin rritur në përgjithësi”, ka thënë një tjetër.

Ndërkohë një qytetar pretendon se çmimet janë rritur dhe qepa nga 60 lekë sipas tij ka shkuar në 130 lekë të vjetra.

Nga ana e tyre, tregëtarët nuk flasin përpara kameras, por jashtë saj pretendojnë se diferenca në cmim buron që nga furnizuesit e mëdhenj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara