Tre tërmete të njëpasnjëshme në jug të Shqipërisë

09:09 | 15 Prill 2019

Dje rreth 16 lëkundje sizmike janë shënuar në territorin e Shqipërisë. Tërmeti i fundit është shënuar në orën 19:11 në Leskovik.

Ky termet ka qenë i shkallës 2.6 Rihter në thellësinë 8 km.

Po në Leskovik rreth orës 16:23, u shënua një lëkundje më e madhe e shkallës 3.7 Rihter që është ndjerë në të gjithë qarkun e Korçës. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm 2 km.

Tërmeti i dytë i madh që lëkundi jugun e Shqipërisë rreth orës 14:12 u shënua në zonën kufitare me Greqinë, rreth 11 kilometër larg Leskovikut. Shkalla e këtij tërmeti ishte 3.1 Rihter, transmeton Dita.

Lëkundja e tretë që është ndjerë gjerësisht është shënuar në orën 13:51 po në kufirin shqiptaro-grek rreth 10 km larg Leskovikut. Kjo lëkundje sizmike ishte e shkallës 3.4 Rihter.

Ndërkohë lëkundjet e tjera kanë qenë të vazhdueshme, por nuk e kanë kapur shkallën 3 Rihter.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara