Tre skenarët se si do të nisë viti i ri shkollor

14:08 | 26 Gusht 2020

Ministria e Arsimit ka hartuar një draft me detajet e zhvillimit të proçesit mësimor, që do t’ua shpërndajë shkollave më 1 shtator.

Ky draft i cili përmban tre skenarë të zhvillimit të mësimit i është shpërndarë grupeve të interesit për tu shqyrtuar por ende nuk është përfundimtar.

Skenari i parë: Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës, duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme.

Skenari i dytë: Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë), duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

Skenari i tretë: Mësimi zhvillohet vetëm në distancë, në rast se situata e COVID-19 përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, në nivel lokal ose në nivel shkolle.

“Mund të ndodhë që brenda një qyteti të ketë një shkollë që e zhvillon proçesin mësimor normalisht dhe një shkollë që e zhvillon mësimin e kombinuar, siç mund të ndodhë që një shkollë ta nisë proçesin mësimor normalisht dhe më pas të vijojë me mësim në kushtet e shtëpisë, për shkak të përhapjes së virusit”, citohet në draftudhëzuesin për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë draft ka një plan për zhvillimin e mësimit deri në ndarjen e klasave më katër turne.

Përsa i përket orëve mësimore, ato parashikohen nga 25-45 minuta deri në orën 19:45 të mbrëmjes.

Lajmet më të lexuara