Tragjike në Sarandë, 32-vjeçari shkon i vdekur në spital

13:15 | 15 Prill 2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Sarandë.

Një 32-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës nga familjarët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 kur i riu Sokol Ibrahimi ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët.

Mjeket janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur. Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë overdoza. Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit./balkanweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara