Tjetër tërmet në Shqipëri

11:01 | 11 Tetorë 2018

Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet.

Pas Lushnjës dhe Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm lëkundjet janë ndjerë në Mirditë.

Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz.

Që prej muajit korrik vendi ynë është përfshirë nga një valë tërmetesh, ndërsa janë regjistruar mbi 1 mijë lëkundje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale