Tiranë, gjendet e mbytur në rezervuar një grua në Surrel, viktima ende e paidentifikuar

10:36 | 17 Shtator 2020

Tiranë- Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara